22.7 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Brahimaj: Kurti nuk po respekton Kushtetutën as vendimin e gjykatës

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lah Brahimaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për bllokim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe për mosrespektim të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Po duket se situata është njësoj si në seancën e parë. Kurti po tenton ta bllokojë çdo gjë. Po sillet si uzurpator, si një njeri që nuk respekton as ligjin dhe as Kushtetutën. Në njërën anë thotë se do të bashkëpunojë, në anën tjetër thotë: ‘Këto dy opsione janë, nëse doni bashkëpunoni, nëse jo, vazhdojmë tutje’,” tha Brahimaj në emisionin “Prime” në RTK.

Ai theksoi se AAK, duke parë tentativat e Kurtit për ta bllokuar formimin e Kuvendit, që nga seanca e parë ka ofruar emra kompromisi.

“Aleanca ka propozuar deputeten Shqipe Selimi, një zonjë e nderuar, bashkëluftëtare edhe e jona, së bashku me babain e saj. Është një emër që gëzon respekt në AAK, PDK dhe edhe brenda Vetëvendosjes. Emri i dytë që kemi përmendur është ai i Saranda Bogujevcit, ndërsa Ramush Haradinaj ka propozuar edhe Glauk Konjufcën si kandidat të mundshëm. PDK po ashtu ka shprehur gatishmëri për të mbështetur cilindo emër që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit”, tha Brahiamaj.

Sipas tij, Kurti nuk po pranon asnjë formë bashkëpunimi dhe po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që, sipas Ibrahimajt, e qartëson nevojën për konsensus.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në pikën 130 nuk ia mohon partisë me shumicë të drejtën e propozimit, por kërkon bashkëpunim për të gjetur konsensus, në mënyrë që kandidati të marrë shumicën e votave. Ne nuk po imponojmë emra, por nëse Kurti dëshiron votën e opozitës, atëherë duhet të ketë kompromis. Emrat që kemi propozuar janë të kompromisit dhe mund të marrin jo vetëm votat e AAK-së, por ndoshta edhe shumicën e deputetëve shqiptarë. Vendimi i Gjykatës kërkon mbledhje të votave përmes konsensusit, nuk thotë që ne duhet të votojmë çfarëdo emri që Kurti dëshiron”, theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit