Procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb vazhdon të mbetet i bllokuar.
Edhe pse kandidati Nenad Rashiq mori më së shumti vota për nga deputetët në seancë, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme.
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, në Debat Plus ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk e mbështeti Rashiqin.
Ai theksoi se, sipas tij, Rashiq nuk dallon nga përfaqësuesit e Listës Serbe.
“Po flitet shumë herë, se shumë njerëz kanë bërë dëme të mëdha ndaj UÇK-së, por edhe zoti Rashiq nuk është më i mirë se sa të tjerët nga Lista Serbe. Zoti Rashiq, është një serb që e keni parë para disa muajsh me ato përshëndetje me tre gishta. Nuk është ndonjë serb që është më i mirë se sa serbët e tjerë…”, ka thënë Brahimaj.