15.1 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Brahimaj: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses, s’kemi votë për Listën Serbe

- Advertisement -

Një ditë para vazhdimisht te seancës konstituive deputeti i AAK-së , Lahi Brahimaj ka thënë se partia e tij do ta respektojnë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Brahimaj ka thënë se nuk  pret ndonjë rezultat sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit serb, teksa bëri të ditur se si parti politike nuk do ta votojnë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Në përpikëri prej seancës së parë deri më sot ne kemi respektuar të gjitha ato çka kanë dalë nga vendimet e Gjykatës kushtetuese edhe kësaj radhe do ta respektojmë në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.   Mendoj se nesër do të jetë skenar i njëjtë ashtu siç kanë bërë në seancën e fundit LV-ja me kryesuesin Basha. Interesi i Kurtit nuk është që të formohen institucionet  por të vazhdohet kështu në pafundësi. Se besoj se do të ketë zgjidhje (nesër) sepse LV-ja është interesuar ta vazhdojë këtë ngërç. Në paraprakisht si grup parlamentar do të takohemi konsultoheni dhe përpikëri do ta respektojmë vendimin e gjykatës. Në vendimet e gjykatës thuhet se  duhet të marrim pjesë në votim por besoj se për listën serbe s’do të kemi votë”, ka thënë Brahimaj për “RTV21”.

Të ngjashme

Të fundit