Cooper, 49 vjeç dhe Hadid, 28, u panë duke u puthur ndërsa darkonin jashtë së bashku në Via Carota në New York City, mbrëmjen e së enjtes. Dyshja ka qenë e shoqëruar me disa miq, mes të cilëve ishin edhe aktorët e “Queer Eye”, Tan France and Antoni Porowski.
Darka dukej se ishte një festë për ditëlindjen e 40-të të Porowskit. Ka qenë Hadid, ajo që publikoi një fotografi në Instastory, ditën e premte, ku shihet Porowski teksa frynte qirinjtë e ditëlindjes.
Ylli dhe supermodelja u bënë tituj për herë të parë në tetor 2023, kur u panë duke dalë nga i njëjti restorant së bashku, siç tregohet në fotot e publikuara nga Daily Mail. Edhe pse një burim i tha PEOPLE në atë kohë se Cooper dhe Hadid thjesht po kalonin një kohë të mirë së bashku.
“Ata kanë gjëra të përbashkëta, kështu që është e mundur të shihet progresi,” tha burimi në atë kohë. “Duket super rastësore tani, por ata të dy kanë fëmijë, karriera të mëdha, jetë të zënë dhe e kuptojnë se si është jeta. Është bukur… dhe ka një tërheqje.”
Cooper dhe Hadid ende nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, por dyshja duket se janë afruar më shumë gjatë muajve të fundit. Pas Golden Globes 2024, nëna e Cooper, Gloria, e cila ishte shoqëruesja e yllit në ceremoninë e çmimeve të janarit, iu bashkua çiftit për një natë në Giorgio Baldi në Los Angeles, siç tregonin fotot e publikuara nga Page Six.
“Ata ishin me një grup miqsh dhe të gjithë u argëtuan. Bradley dhe Gigi dukeshin të lumtur së bashku,” tha një burim për PEOPLE për darkën e janarit.