Brad Pitt habiti të gjithë kur u shfaq me fustan në premierën e filmit të tij të ri ‘’Bullet Train’’ në Berlin para pak ditësh.
Veshja i mori një vëmendje të madhe. Fundin e kishte kombinuar me një këmishë gjysmë të hapur me xhaketë sipër.
Kur u pyet pse veshi fund në vend të pantallonave, Pitt dha një përgjigje të thjeshtë.
“Fllad. Fllad”, i tha ai Associated Press sa ishte në tapetin e kuq.
Temperatura të larta janë regjistruar në Evropë javën e fundit. Por, pavarësisht të nxehtit, njerëzit kanë vërshuar rrjetet sociale për të komentuar dukjen e Pittit.