31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Brad Pitt thotë se, po të ishte më i ri, do të linte aktrimin për këtë profesion

- Advertisement -
Brad Pitt udhëtoi drejt Mexico City për premierën e filmit të tij më të ri, “F1”, ku ndau disa reflektime personale lidhur me se çfarë ka mësuar gjatë jetës.

“Çfarëdo gabimi që të bësh, thjesht mëso prej tij dhe vazhdo përpara. Të gjitha gabimet do të të çojnë drejt suksesit të radhës,” u shpreh aktori 61-vjeçar për Entertainment Tonight.

Ai shtoi më tej:

“Kur arrin në moshën time, e kupton vërtet sa e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga njerëz që i do dhe që të duan.”

Ai tha se në këtë fazë të jetës po përqendrohet më shumë tek miqtë dhe familja e tij, duke nënkuptuar se në këtë rreth të ngushtë përfshihet edhe partnerja e tij, Ines de Ramon.

Brad Pitt thotë se, po të ishte më i ri, do të linte

Në filmin “F1”, një pilot legjendar i Formula 1 që është tërhequr nga gara, kthehet në pistë për të stërvitur një pilot të ri. Brad Pitt luan krahas Javier Bardem dhe Kerry Condon, nën regjinë e Joseph Kosinski, i cili ka shkruar gjithashtu edhe skenarin së bashku me Ehren Kruger.

I pyetur nga një gazetar nëse përvoja gjatë xhirimeve të këtij filmi e ka bërë të mendojë për veten si një shofer garash, ai u përgjigj:

“Po të isha pak më i ri, do ta provoja. Mendoj se po. Është një ndjesi e jashtëzakonshme, nuk e kam përjetuar kurrë më parë. E ndjen fuqinë, ndjen mënyrën si qëndrojnë këto makina në rrugë kur marrin kthesa me shpejtësi, është thjesht mahnitëse.”

“F1” është një projekt që mezi pritet nga publiku dhe adhuruesit e sporteve motorike, prodhuar në bashkëpunim me Formula 1 dhe kompaninë e Lewis Hamilton, i cili shërben edhe si producent. Filmi pritet të sjellë një përjetim real dhe emocionues të botës së garave automobilistike, me skena të xhiruara në pista të vërteta të Formula 1. Për Pitt, kjo përvojë është jo vetëm një rikthim në rolin e aksionit, por edhe një hap në një terren të ri artistik.

Të ngjashme

Të fundit