21.3 C
New York
Wednesday, September 18, 2024

Buy now

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën

- Advertisement -

Aktori i njohur Brad Pitt, parakaloi në tapetin e kuq së bashku me të dashurën e tij 34-vjeçare, gjatë premierës së filmit “Wolfs” në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

E dashura e tij, me të cilën eci në tapetin e kuq është Ines de Ramon, një projektuese bizhuterish me të cilën njihen për rreth dy vjet, shkruan DailyMail.

Mirëpo, ai nuk ishte i vetmi aty.

Aktori i njohur George Clooney gjithashtu parakaloi në tapetin e kuq me gruan e tij Amal.

Dy aktorët e njohur, luajnë bashkë në filmin “Wolfs” që debutoi të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në film, George dhe Brad luajnë rolin e specialistëve të ‘pastrimit’ të krimit, të cilët papritmas punësohen për të njëjtën punë – asgjësimin e një trupi në një dhomë hoteli.

Sikurse e dashura e Pitt e po ashtu edhe gruaja e Clonney-t, dukeshin të mrekullueshme gjatë premierës. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit