Aktori Brad Pitt ishte në premierën e filmit të tij të fundit “Bullet Train” në Los Anxhelos . Pitt u pa i veshur me një kostum jeshil ndryshe nga paraqitja e tij në premierën e filmit në Berlin ku u pa i veshur me një fund dhe këmishë.
Në Bullet Train, aktori amerikan luan Ladybug, një vrasës i pafat i cili ka vetëm një detyrë të thjeshtë gjetjen e një valixhe në një tren dhe më pas zbarkimin. Megjithatë, pa e ditur ai, ai nuk është i vetmi vrasës me këtë objektiv.
Në këtë tren që lëviz me shpejtësi nga Tokio në Morioka me vetëm disa ndalesa në mes e gjejnë veten 5 vrasës. Ata zbulojnë se misionet e tyre kanë lidhje me njëri-tjetrin. Me regji të David Leitch filmi u xhirua gjatë izolimit për shkak të Covid-19.
“Bullet Train” do të shfaqet më 5 Gusht në kinematë amerikane.