Nga punëtoria e Brabusit ka ardhur një veturë tejet mbresëlënëse, e bëhet fjalë për versionin pick-up të G-Class.
Mercedes-Benz X-Class ka qenë një “huqje” për kompaninë gjermane, pasi nuk arriti të ofrojë përvojën ndryshe nga vetura shumë më e lirë – Nissan Navaro mbi të cilën ishte bazuar, e disa entuziastë akoma nuk e kanë të qartë se pse Mercedes nuk ka përdorur platformën më të fuqishme që e përdor tashmë G-Class, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekspertë të Brabusit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë veturë. Puna është kryer në detaje, motori 4 litërsh twin-turbo i AMG që prodhon 800 kuaj-fuqi.
Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 210 kilometra në orë. Karroceria është e lyer me ngjyrë të veçantë “Diamond Pearl”, që përmban detaje të karbonit.
E për ta pasur një veturë të tillë në garazh, secili person që është i interesuar duhet t’i ndajë hiq më pak se 750.970 euro.