5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

BQK: Ka dyshime për keqpërdorime financiare në BKS

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm ministri i Financave, Hekuran Murati, e bëri një reagim përmes të cilit u bëri thirrje mërgimtarëve që mos ta paguajnë sigurimin kufitar kur të hyjnë në Kosovë.

Reagimi i tij u bë për shkak që disa bashkëatdhetarë nga Kosova u është dashur që të paguajnë policën kufitare – ani se me vendim të Qeverisë, ata janë të liruar nga pagesa.

Se dikush në kuadër të Byrosë së Sigurimeve ka keqpërdorur pozitën duke u marrë para mërgimtarëve për një pagesë për të cilën janë të liruar, e konfirmuan për Insajderi edhe mbikëqyrësit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) – Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Në përgjigjen e tyre BQK thotë se janë në dije se të ekzistimit të disa dyshimeve për raste të praktikave të papranueshme dhe të paligjshme.

Raportimet për këtë këto keqpërdorime financiare Banka Qendrore e Kosovës i ka adresuar edhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të mandatit të saj mbikëqyrë Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku përfshihet edhe administrimi i policave të sigurimit dhe kujdesi i duhur ndaj policëmbajtësit. Ne jemi në dijeni të ekzistimit të disa dyshimeve për raste të praktikave të papranueshme dhe të paligjshme, të cilat janë adresuar tek BKS-ja si autoritet përgjegjës për policat e sigurimit kufitar”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e BQK-së.

Nga BQK u bëjnë thirrje qytetarëve që pagesa e policave të sigurimit është falas dhe mos të paguajnë në asnjë formë.

“BQK në rolin mbikëqyrës dhe rregullator si palë nënshkruese në Memorandumin e Mirëkuptimit që është në fuqi lidhur me policën kufitare me kujdes shqyrton zbatimin e duhur të saj. BQK-ja është e përkushtuar që të adresojë çdo shqetësim apo shkelje që paraqitet gjatë zbatimit të këtij procesit, apo në çdo fazë të mëvonshme, në pajtim me praktikat mbikëqyrëse dhe legjislacionin e aplikueshëm. E shohim të nevojshme të ri-theksojmë nevojën që qytetaret të informohen saktësisht lidhur me Policën Kufitare 1-mujore e cila subvencionohet plotësisht (100%) dhe është falas për policëmbajtësin”, përfundon përgjigja e Bankës Qendrore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit