31 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

BQK: Çmimet e mallrave përcaktohen në masë të madhe nga çmimet e mallrave të importuara

- Advertisement -

Ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve të jashtme, për shkak të varësisë së lartë nga importi i mallrave ushqimore dhe energjetike. Sipas raportit më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi 75 për qind e normës së inflacionit për vitin 2024 është ndikuar nga çmimet e mallrave të importuara.

Raporti thekson se nga norma e përgjithshme e inflacionit, 1.2 pikë përqindjeje janë ndikuar nga mallrat e importuara, ndërsa vetëm 0.4 pikë përqindjeje kanë ardhur si pasojë e faktorëve të brendshëm. Ky shpërndarje dëshmon rolin dominues të importeve në formësimin e çmimeve në tregun kosovar.

“Varësia e ekonomisë së Kosovës nga importi i mallrave ushqimore dhe energjetike, si dhe pesha e lartë e këtyre mallrave në shportën e konsumit, ndikojnë që norma e inflacionit në Kosovë të përcaktohet në masë të madhe nga çmimet e mallrave të importuara (shih Grafikun 6). Në vitin 2024, 1.2 pikë përqindje nga shkalla e inflacionit në Kosovë ishte nga mallrat e importuara, ndërsa 0.4 pikë përqindjeje u gjenerua
brenda vendit. Përgjatë vitit 2024, u evidentua ngadalësim në presionet inflacioniste të gjeneruara brenda vendit, që përkon kryesisht me rritjen e ngadalësuar të çmimeve të energjisë elektrike, mallrave dhe shërbimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë, shërbimeve hoteliere dhe disa shërbimeve tjera të gjeneruara brenda vendit”, thuhet ndër të tjera në gjetjet e raportit të BQK-së.

Të ngjashme

Të fundit