14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

“Bota serbe”, Gashi: Këto ndërhyrje na kanë prodhuar efekte negative në proceset e brendshme

- Advertisement -

Ish-ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rrezikun nga projekti “Bora serbe”.

Ai u shpreh se këto ndërhyrje na kanë prodhuar efekte negative në proceset e brendshme.

“Këto rreziqe dhe këto ndëhyrje neve na kanë prodhuar drejtpërdrejt efekte negative në proceset e brenshme”.

“Janë të involvuara në mënyrë të drejtpërdrejt te pakica serbe, përmes aktiviteteve dhe financimit të grupeve kriminale”, u shpreh ai.

Gashi gjithashtu foli edhe për protestat në Serbi, duke thënë se s’kanë qenë presion i mjaftueshëm që qeveria atje të jap dorëheqje.

“Mbështetur në informacionet e publikuara nga institutet që informojnë realisht për zhvillimet në Serbi dhe revistat shkencore që publikohen atje, përkundër protestave, diku rreth 240 protesta janë organizuar brenda një viti, nuk kanë qenë presion i mjaftueshëm që të mund të ndikojnë që presidenti, përkatësisht qeveria të jap dorëheqje”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme

Të fundit