Bota e sportit është në zi sot.
Kalorësi Dean Holland ka ndërruar jetë sot pas aksidentit që e pësoi së fundmi.
34 vjeçari u rrëzua me kalin e tij në “Donald Racecourse” sot dhe nga lëndimet e pësuara, fatkeqësisht ndërroi jetë, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Express”.

Holland ishte viktimë e një tollovie mes garuesve në garën e mbajtur në Victoria, në afërsi të Melbournet në Australi.
Për të, rrëzimi në shpejtësi ishte fatal, ndërsa garuesi tjetër që u rrëzua, Alana Kelly, arriti t’i shmangej turmës.
Racing Victoria dhe Asociadioni i Victorian Jockeys i shprehën ngushëllime familjes së viktimës, i cili i la prapa gruan dhe katër fëmijët e tij.
Holland ishte një kalorës i dalluar me plot suksese, ndërsa e kishte pasion të madh kalërimin.
