-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Boshnjaku: Nëse i ofron kryeministri edhe 200 a 300 euro, janë të mirëpritura (Video)

- Advertisement -

Luljeta Boshnjaku nga Këshilli Grevist ka thënë që do të mirëpriteshin edhe shtesat prej 200-300 eurove nga qeveria.

“Jo ne jemi të gatshëm nëse është e kryeministrit edhe 200-300 s’prish punë por ne kemi shkuar në vlerën minimale për shkak se greva është shpallur prej BSPK-së edhe duke e pasur parasysh që vetëm mësimdhënës nëse flas vetëm për anëtarë të SBAShK-ut janë diku rreth 25 mijë e 600 ndërsa shërbyes civilë sigurisht shifra shkon diku 60-70 ose 80 mijë punëtorë dhe për këtë arsye ne kemi shkuar në atë shumën minimale që të jetë 100 euroshi, domethënë të jetë ndihmesë e vogël, mirëpo jo ofenduese sikurse thuhet që 50 euro për arsimin ose shërbyesit civilë edhe 100 për të tjerët, me bë ndasi të tilla. Ne nuk i kemi kërkuar vetëm për vetveten por ne i kemi kërkuar për të gjithë sektorin publik.

Kishte me qenë befasi shumë e këndshme [nëse na i ofron kryeministri 300 euro]. Shpresoj që ndodh edhe do të ishim befasuar për të mirë”, ka shtuar ajo.

Boshnjaku tha se nuk do t’i refuzonin edhe shumat më të larta se 100 euro porse ai është pragu minimal që ata e kanë vënë dhe nën të cilin refuzojnë të bien.

“Ne nuk zbresim më poshtë se 100 euro. Nuk kemi thënë që s’i pranojmë edhe më shumë në qoftë se ka buxheti i Kosovës edhe më shumë, pse jo? Edhe ne jemi qytetarë të Kosovës. Edhe ne jemi votues edhe tatimpagues të Kosovës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit