![Bosch: UÇK ishin sytë e NATO-s në terren, këtë do ta dëgjojmë edhe në dëshminë e Wesley Clark Bosch: UÇK ishin sytë e NATO-s në terren, këtë do ta dëgjojmë edhe në dëshminë e Wesley Clark](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Robert-Bosch.jpg)
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shërbente si “sy” për NATO-n përpara fushatës së bombardimeve më 1999-ën.
Bosch këtë e ka deklaruar në një intervistë për Kanal 10, teksa ka thënë se një gjë e tillë do të dëgjohet edhe nga ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, në dëshminë e tij.
“Çka po thonim atëherë ishte që UÇK-ja ishte në terren për NATO-n dhe ata po e bënin punën e dytë për ta. Ishin sytë tonë në terren dhe punim ngushtë së bashku. Këtë do ta dëgjojmë nga dëshmitë e z. Clark”, tha ai.
“Mendoj se kanë shumë pak dëshmi. Mund të ketë ndonjë rast individual, por nuk mendoj se Thaçi, Selimi apo kushdo tjetër është përgjegjës”, deklaroi ndër të tjera Bosch.