26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Bosch: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim i madh edhe për NATO-n

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka folur para pjesëmarrësve të protestës në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai zbuloi pjesë nga koha kur shërbeu në vendin tonë prej vitit 2010 e deri në vitin 2015-të.

Bosch deklaroi se gjyqtarët e Hagës kanë arritur në konkluzionin se UÇK-ja ishte organizatë kriminale, por kjo siç tha ai është një marrëzi.

“UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në tokë. UÇK-ja dhe NATO-ja bashkëpunonin ngushtë së bashku”, deklaroi Bosch.

“Ta quash UÇK-në kriminale, kur je duke punuar me NATO-n, është ofendim i madh edhe për NATO-n. Kjo sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, theksoi ai para të pranishmëve.

Të ngjashme

Të fundit