Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së.
Bosch, me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se gjyqtarët në Speciale po marrin paga të majme në kurriz të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Demokracia.com.
Ai ka pyetur se pse nuk po lihen ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin.
Reagimi i ish-diplomatit holandez vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale që parashtrimi i lëndëve të tyre të zgjasë gjashtë vite.