Home Lajme Borrelli s’ia bën hesap “pesë pikëshin” Kurtit, ia kthen me tri të tij: Bëji këto, pastaj flasim

Borrelli s’ia bën hesap “pesë pikëshin” Kurtit, ia kthen me tri të tij: Bëji këto, pastaj flasim

0
Borrelli s’ia bën hesap “pesë pikëshin” Kurtit, ia kthen me tri të tij: Bëji këto, pastaj flasim

Këto, përmbledhtazi, e në formë të një letreje publike, i tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evorpian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell. Kjo, si përgjigje ndaj “planit pesë pikësh” për shtensionim të hartuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e që, sipas BE’së (edhe ShBA’së) nuk “i adreson elementet kyçe”. Një përgjigje e tillë, gjithashtu, vjen pas njoftimeve nga unioni evropian për “masa shtrënguese” (i.e sanksione) dhe për “përkeqësim e pasoja marrëdhëniesh” me Kosovën në rast se nuk ndërron kursin e saj të veprimit në veri, për çka ka hasur në rezistencë të ashpër nga i mbarë komuniteti Trans-Atlantik, shkruan Nacionale.

Borrell i përgjigjet pikë për pike. T’i hymë me rend…

E çmoj që në letrën tuaj ju e kuptoni nevojën për shtensionim”, shkruan në rend të parë kryediplomati evropian. Sidoqoftë, thotë ai, “nuk po e prekni” thelbin.

Sa për hapin e parë, katër kryetarët në veri të Kosovës duhet që përkohësisht të punojnë nga vendndodhje tjera prej ndërtesave komunale”, thotë ai, ndërsa i kërkon që dy kryetarët nga Lëvizja Vetëvendosje “të bëjnë siç bënë” kryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo, për shkak të asaj që Kurti insiston se “nëse kryetarët s’janë në ato zyra, kush do të jetë aty?”.

Tërheqja e njësive speciale, tha Borrell, do të ndiqet paralelisht me heqjen e “elementeve radikale” mes protestuesish, të cilat BE ia kërkon Serbisë.

Vetëm pas kësaj, i tha Borell Kurtit, pranojmë propozimin e juaj për vlerësime të përbashkëta sigurie siç e propozon në “planin pesë pikësh”.

Tjetra: zgjedhjet, thotë Borrell.

Sipas legjislacionit të Kosovës, ka mënyra të ndryshme për zgjedhje të reja, më e lehta e më e shpejta, dorëheqja e kryetarëve”. Ndërsa zgjedhjet, kërkon ai, të shpallen sa më parë dhe me gjithpërfshirje, e që këtë gjë “ia kemi bërë të ditur edhe Vuçiqit”.

Ndërsa, sa i përket protestuesve të dhunshëm, që kryeministri Kurti i quan “milici fashiste”, Borrell iu bashkua në atë që “nuk do të ketë mosndëshkueshmëri” për dhunën e 29 majit në Zveçan.

Ndërkaq për kërkesën e Kurtit që të ketë takim të Nivelit të Lartë ndërmjet tij dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Borrell thotë se “Po, por…”.

“Siç e dini ju mjaft mirë, unë jam i gatshëm të thërras Takim të Nivelit të Lartë me juve dhe Presidentin e Serbisë, ama nën parakushtin që ju merrni të gjitha hapat e domosdoshëm për të depërshkallëzuar së pari dhe të shtroni rrugën për zgjedhje të rjea”.

“Ne s’mund të bëjmë progres në normalizim të marrëdhënieve për sa kohë kemi vetëm menaxhim krizash. 27 shtete anëtare si dhe ShBA kan investuar shumë në procesin e normalizimit dhe duam ta shohim tek ecë para. Prandaj shtensionimi është nevojshme të bëhet menjhëherë. Kur të jeni ju gati për të marrë hapat e e domosdshëm, një Takim mund të organizohet shpejtë”.

Këtë plan pesë pikësh që kishte nisur Kurti, qysh në start BE e kishte vlerësuar të mangët dhe që dështon të adresojë thelbin.

Plani i tij (i Kurtit) 5-pikësh dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente kryesore që shkaktuan – që janë shkaku kryesor i krizës së fundit, dhe të cilat presim që t’i adresojë në mënyrë të vendosur”, u shpreh ditë më parë zëdhënësi i BE’ës Peter Stano.

Çfarë plani dha Kurti?

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Exit mobile version