![Borrell thotë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimin pa kushte të policëve kosovarë Borrell thotë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimin pa kushte të policëve kosovarë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/79C5EE02-E514-9344-B878-A3E0B77CB500.jpg)
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joep Borrell, pas takimet të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai në konferencë ka thënë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi.
Ky lirim ai tha që duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte.
“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, ka thënë Borrell.
Po ashtu, Borrell, ka thënë se të hënë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave që ku kanë arritur.
Borrell ka kërkuar që të de-eskalohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçiq janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.