17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Borrell thotë se do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e ardhshme

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se do të mbajë një takim joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, këtë të hënë.

Në këtë takim, Borrell ka thënë se do t’i informojë ministrat lidhur me takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, që u mbajt të enjten e 14 shtator.

“Do të njoftojë ministrat për takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, mes Kosovës dhe Serbisë, të shpjegojë se çfarë ndodhi dhe të shikojmë për zhvillimet e ardhshme në dialog”, ka thënë Borrell.

Rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti dhe Vuçiq, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti, po ashtu, tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Marrëveshja bazë është arritur në shkurt, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.

Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit