3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Borrell: S’ka pasur progres as në çështjet “më të rënda” mes Kosovës e Serbisë

- Advertisement -

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka konfirmuar se në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq nuk ka marrëveshje.

Ai ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia kanë aspirata për anëtarësim në BE, mirëpo që të dyja duhet të gjejnë një zgjidhje për çështjet e hapura, e sidomos për situatën e fundit në veri, shkruan lajmi.net.

“Janë zotuar dhe gjithsesi që duhet të gjejnë një mënyrë për të avancuar në këtë drejtim, dhe hapi i parë është që të gjendet zgjidhje në lidhje me këtë. Rezultati më i rëndësishëm është që të do ta vazhdojmë tutje këtë proces politik në mënyrë të ndjeshme për të siguruar stabilitet dhe paqe për qytetarët por edhe për të gjithë Evropën. Është detyrim i joni që të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se a ka progres në çështjet “më të rënda”, Borrell sërish u përgjigj negativisht.

“Nuk mund të them që ka pasur progres”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit