0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Borrell: Samiti synon të krijojë lidhje të ngushta në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit.

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Borrell ka thënë se ky samit synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit.

Sipas tij, zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Samiti. Ky Samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit – anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së. Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Borrell.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë sot Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se liderë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ndër të tjera, do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Osmani poashtu do t’i informojë krerët e shteteve të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit