1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Borrell reagon pas sulmit ndaj patrullës se EULEX-it në Veri, kërkon heqjen e barikadave

- Advertisement -

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka reaguar duke thënë se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri të Kosovës.

Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës.

Sipas tij, duhet të rivendoset qetësia në atë pjesë.

“EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, shkroi ai në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit