Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel ka mirëpritur vendimin e NATO-s për dislokimin e 700 trupave shtesë të NATO-së në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se do të vazhdojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO dhe KFOR-in duke përfshirë edhe misionin e BE-së, EULEX.
Borrell ka bërë thirrje për qetësim të situatës.
“Qetësia duhet të rivendoset tani”, ka shkruar Borrell.