Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur edhe rreth heqjes së sanksioneve për Kosovën.
Borrell tha se pret që ato të largohen.
“Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”, tha Borrell.
Ai foli edhe rreth takimit që nesër në Bruksel do ta zhvillojnë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.