3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Borrell për takimet e nesërme: Patjetër që do të jenë pozitive

- Advertisement -

Ka përfunduar darka në mes të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Le të presim deri nesër, patjetër që pritshmëritë janë pozitive”, deklaroi Borrell për Klan Kosova.

Darka i parapriu takimit të nesërme në Ohër, mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se në takimet e nesërme që do të diskutohet për aneksin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, pos delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së – do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit.

Propozimi evropian përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit