33.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Borrell për sulmin në spitalin në Gaza: Tragjedia po shpaloset para syve tanë

- Advertisement -

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar përgjegjësi për siç e ka quajtur ai krimin e shkaktuar në një spital në Gaza, ku raportohet se u vranë rreth 500 civilë të pafajshëm.

Përmes platformës X, Borrell ka shkruar se ky sulm i shton tmerrin siç ka thënë ai tragjedisë që po shpaloset para syve të BE-së prej ditësh.

“Lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza i shtojnë tmerrin tragjedisë që po shpaloset para syve tanë prej ditësh.

Edhe një herë, civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë. Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Borrell në X.

Të ngjashme

Të fundit