Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, është deklaruar pas takimit të mbajtur në Bruksel. Ai ka treguar se pse i ka ftuar këtë takim, duke e cilësuar si takim “për menaxhim të krizës”.
Sipas tij, takimi u fokusua rreth mënyrës për të shmangur atmosferën e krizës.
“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë në çka por në atë se si dhe kur – do të qetësohet situata në terren, me shumë konkrete, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten.
“Ne i kemi ftuar disa herë Kosovën dhe Serbinë të shtensionojnë situatën në veri” – deklaroi ai.
“Nuk kishte takim të përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit.” – theksoi ai.