Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka folur sërish për tensionet në veri të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se është në pritje të një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, meqë siç tha me palën kosovare takimi u zhvillua dje.
“Jam në pritje të një takimi me [Aleksandër] Vuçiqin”. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”.
Këto komente Borrell i dha këtë mëngjes, gjatë hyrjes në Samitin e liderëve Evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Borrell mes tjerash pranoi se Bashkimi Evropian duhet të punojë për të stabilizuar kontinentin.
“Ne kemi shumë probleme në Ballkan”, u shpreh mes tjerash ai.