1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Borrell në Shkup, nis vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka arritur në Shkup në kuadër të vizitës treditore në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai sot pasdite në aeroportin e Shkupit është pritur nga zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

“Gëzohem që nis udhëtimin tim në Ballkanin Perëndimor në Shkupin magjepsës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur një rajon demokratik, të begatë dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor. Ne qëndrojmë të bashkuar. E ardhmja juaj është e ardhmja jonë”, ka shkruar kryediplomati në Twitter.

Borrell nesër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë.

Të martën, Borrell do të udhëtojë për në Shqipëri ku do të takojë kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:00.

Borell do të takojë përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë nga afër punimet në mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar, të rikonstrukturuar nga BE pas dëmeve nga tërmeti i fuqishëm.

Të mërkurën, kryediplomati evropian do të qëndrojë në Sarajevë ku së pari do të bëjë një vizitë në Operacionin EUFOR Althea, kapaciteti i trupave të të cilit në terren është pothuajse dyfishuar kohët e fundit, ndërsa më pas do të takohet me autoritetet e BeH, përfaqësues të opozitës politike dhe shoqërinë civile.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit