13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit.

Kështu ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Shkup përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina e samitit të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në kryeqytetin maqedonas.

Në samit do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Ky është një rast i mirë që ai [Sergei Lavrov] të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell, duke iu referuar pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione masive dhe të papara kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Ato përfshijnë sanksione ekonomike, sanksione individuale dhe masa vizash.

Pjesëmarrja e Lavrovit u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, apo 3 orë para dhe 72 orë pas datës së caktuar.

Borrelli tha se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat vendosën ta bojkotojnë samitit për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por edhe Shkupin për vendimin e tij për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët, për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi ai. /rel/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit