8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Borrell: Kam propozuar largimin e masave për Kosovën, u mbetet shteteve të BE-së të votojnë

- Advertisement -

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së,  Josep Borrell, ka thënë ka rekomanduar largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se është në dorë të shteteve anëtare që të vendosin për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës.

“Rekomandimi im ka qenë të largohen masat, ka qenë i qartë. Vendimi si gjithmonë i takon shteteve anëtare të vendosin në Këshill të Evropës”, ka thënë Borrell.

Ai është në prag të përfundimit të mandatit të tij si shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, në këtë konferencë e dha edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.

“Pres nga Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në kornizën e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit