Tomas Szunyog do të jetë edhe për një vit shef i BE-së në Kosovë.
Këtë vendim e ka marrë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për t’ia zgjatur atij mandatin deri më 31 gusht 2024, thuhet në njoftimin e Këshillit Europian, transmeton Gazeta Express.
Tomáš Szunyog u emërua Përfaqësues Special për Kosovën më 1 shtator 2020. Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të Unionit në Kosovë.
Përveç Szunyog, Këshilli Europian ka miratuar sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese edhe të dy përfaqësuesve specialë të BE-së për një vit.