Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur një letër të dërguar nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së drejt Moskës.
“Rruga diplomatike ofron zgjidhjen e vetme afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe gjithë njerëzit mbarë Evropës. E mirëpres letrën e shkruar të Blinken lidhur me propozimet për sigurinë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
“Thërras Rusinë që ta pranojë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në përpjekjet tona”.