“Gjeorgjia duhet të përmbushë edhe nëntë nga 12 parakushtet për të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kështu tha në Tbilisi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Duke folur në konferencën për shtyp, ai vuri në dukje se Komisioni Evropian ka vendosur 12 prioritete, nga të cilat Gjeorgjia ka përmbushur tre, duke shtuar se ka ende punë për të bërë, si dhe kohë për ta bërë atë, raportoi Tass.
Borell tha se Tbilisi duhet veçanërisht të zbatojë reforma në fushat e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.
Përfaqësuesi i Lartë e BE-së theksoi se Komisioni Evropian do të publikojë një raport për zgjerimin këtë vjeshtë, në të cilin do të vlerësojë progresin e bërë nga vendet në zbatimin e reformave në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe do të japë rekomandime që secili vend të përparojë më shpejt.