Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, aktualisht është duke marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut në Kroaci.
Në këtë rast, ai njoftoi se ka takuar presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Basso.
Siç shkroi Borrell në Twitter, pjesë e diskutimit – ndër të tjera – ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pa dhënë detaje të tjera.
“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, tha Borrell.
“Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik’.