Përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut që po mbahet në Bruksel.
Borrell tha se Bashkimi Evropian i formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet.
Ai përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar.
Por, shefi i diplomacisë evropiane ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.
Josep Borrell, përmendi rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Borrell tha se Thaçi, ishte arrestuar nga policët e EULEX-it dhe u dërgua për t’u përball me drejtësinë.
“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Po e përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.
Ndiqeni deklaratën e tij në videon e bashkangjitur, nga minuta e 40-të.
🔴 LIVE I Keynote speech by HR/VP @JosepBorrellF at the EU-NGO Forum 2022#EUNGOForum #EU4HumanRights https://t.co/Gv8RbwssaJ
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) December 14, 2022