Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është në një fazë vendimtare.
Ai në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, ka thënë se BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do va pozicionojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në një rrugë solide dhe largpamëse.
“Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, tha Borrell.
@JosepBorrellF @ today's UN Security Council session:
The EU-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue on normalisation of relations is at a crucial juncture.
The EU has presented a proposal to the parties that would put the normalisation process on a solid, forward-looking track. pic.twitter.com/4c0zIFfIQJ— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 23, 2023