Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është nevoja që të depërshkallëzohet urgjentisht situata në veri.
Borrell u takua me kryeministrin Albin Kurti të mërkurën në Bratislavë, së bashkë me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Borrell ka thënë se duhet zgjidhje përmes dialogut që të rikthehen te zbatimi i marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter