Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ekzistuese ndaj programit të dronëve dhe raketave të Iranit.
Borrell tha se sanksionet e reja zgjerojnë “zonën gjeografike të këtij kuadri për të mbuluar dërgesat me dronë dhe raketa jo vetëm në Rusi”, shkruan CNN.
Bëhet e ditur se sanksionet do të zgjerojnë listën e komponentëve të bllokuar nga eksportimi nga BE-ja që përdoren në prodhimin e dronëve dhe raketave.