Një studim i bërë nga Universitety of Reading në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah përfitimet mbresëlënëse të boronicave për shëndetin e trurit, veçanërisht te të moshuarit.
Studimi përfshiu persona mbi moshën 60-vjeç dhe zbuloi se ata që konsumonin rregullisht boronica kishin përmirësime të dukshme në kujtesë dhe aftësi për t’u përqendruar.
Boronicat janë të pasura me flavonoide, që janë antioksidantë natyralë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimet oksidative dhe përmirësojnë komunikimin ndërmjet neuroneve.
Këto përbërës janë të lidhur gjithashtu me përmirësim të fluksit të gjakut në tru, çka kontribuon në funksionimin optimal të tij.
Përfitimet nuk kufizohen vetëm te kujtesa afatshkurtër; studimi tregoi se konsumimi i boronicave mund të ngadalësojë procesin e plakjes së trurit dhe të ulë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer.
Efektet pozitive fillojnë të shfaqen brenda disa javësh të konsumimit të përditshëm.
Rekomandohet konsumimi i një grushti boronicash të freskëta ose të ngrira çdo ditë, mundësisht në mëngjes ose si pjesë e një vakti të shëndetshëm. Ato mund të shtohen në kos, tërshërë ose smuthi për të përfituar më shumë vlera ushqyese, pa ndryshuar shumë rutinën e përditshme.