3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Boris Johnson zbulon se përdori injeksione për të humbur peshë

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka treguar se ka përdorur injeksione për humbje peshe të quajtura Semaglutide, në përpjekje për të hequr peshën e tepër trupore në vitet e fundit, raporton Skynews.

Pas shtrimit të tij në spital me COVID-19 më 2020, Johnson pranoi se ishte “shumë i shëndoshë” dhe filloi luftën kundër obezitetit.

Tani, ai ka shpjeguar se i ishte përshkruar ilaçi në përpjekje për ta larguar urinë dhe për të humbur peshë.

Johnson thotë se ishte frymëzuar nga kolegët ministrorë, të cilët ishin bërë më të hollë duke e përdorur këtë hormon.

Pasi mori injeksione javore, politikani thotë se filloi të humbiste “katër ose pesë kilogramë në javë”. Por ai filloi t’i “frikësohej injeksionit” dhe filloi të villte – për çka ai ia atribuon udhëtimeve të tepërta që bënte dhe ndryshimit të zonave të kohës.

Johnson shpjegoi në rubrikën e tij në Daily Mail se tani i është kthyer “ushtrimeve dhe vullnetit” në veprimet e tij për ta ndryshuar fizikun.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit