Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilloi një takim me Donald Trump gjatë të cilit ata diskutuan “gjerësisht” situatën në Ukrainë.
Johnson u bë ish-kryeministri i fundit britanik që shkoi në SHBA për konventën republikane këtë javë, pasi Liz Truss mbërriti në Milwaukee të hënën.
Por ndryshe nga pasardhësi i tij, ai konfirmoi se kishte një takim kokë më kokë me kandidatin presidencial, për të cilin thuhet se zgjati rreth 30 minuta.
“Isha i kënaqur që takova Trump, i cili është në formë të shkëlqyer pas sulmit ndaj tij. Ne diskutuam për Ukrainën dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë i fortë dhe vendimtar në mbështetjen e atij vendi dhe mbrojtjen e demokracisë”, shkroi Boris Johnson në një postim në platformën X pas takimit të tyre.