4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Boris Johnson: Putin mund të përballet me akuza për krime lufte

- Advertisement -

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

Ai u tha deputetëve “kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm” mund të sillet në gjykatë, shkruan The Guardian.

Kryeministri shtoi se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një “gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në krimet e luftës në Ukrainë”. 

Duke folur në Dhomën e Komunave, ish-komandanti i Kombeve të Bashkuara Bob Stewart tha se ai kishte dhënë prova për gjyqet e krimeve të luftës, duke përfshirë këtu ku njerëzit akuzoheshin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. 

Johnson u pyet se a ka mundësi që çdo rus që vret një ukrainas duhet të kujtojë se një ditë ata mund të sillen në gjykatë për krime kundër njerëzimit ose gjenocid?” 

Johnson u përgjigj: “Po, dhe jo vetëm çdo luftëtar rus, por kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit