Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës.
Ai u tha deputetëve “kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm” mund të sillet në gjykatë, shkruan The Guardian.
Kryeministri shtoi se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një “gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në krimet e luftës në Ukrainë”.
Duke folur në Dhomën e Komunave, ish-komandanti i Kombeve të Bashkuara Bob Stewart tha se ai kishte dhënë prova për gjyqet e krimeve të luftës, duke përfshirë këtu ku njerëzit akuzoheshin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Johnson u pyet se a ka mundësi që çdo rus që vret një ukrainas duhet të kujtojë se një ditë ata mund të sillen në gjykatë për krime kundër njerëzimit ose gjenocid?”
Johnson u përgjigj: “Po, dhe jo vetëm çdo luftëtar rus, por kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm.”