Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot është nderuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”. Ka qenë Alexander Schallenberg ai që ia ka dorëzuar çmimin në një ceremoni ku po marrin pjesë edhe ministra nga rajoni.
Në fjalën e tij kryediplomati evropian ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet Evropa. Ai ka thënë se dikur ka qenë tregtia që i ka bërë bashkë vendet në BE, derisa tash fokusi është tek aspekti i sigurisë për shkak të sfidave të shumta.
Borell ka folur edhe për identitetin e Evropës, duke thënë se indentiteti evropian s’do të jetë i përfunduar derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane.
“Identiteti evropian s’është përfunduar ende dhe s’do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane”, ka thënë Borell.