5.6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Borë edhe në Shqipëri, policia me apel për ngasësit

- Advertisement -

Në zonat malore të Shqipërisë janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në Qafën e Thorës trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm dhe deri tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe në segmentin Fushë-Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.

Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këto akse për shkak të lagështirës në rrugë.

“Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore”.

“Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”, apelon policia./Euronews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit