15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Borë dhe ngricë në Shqipëri, fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike

- Advertisement -

Shqipëria gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga masa ajrore të ftohta. Korça është një ndër qarqet e vendit që vijon që të jetë nën pushtetin e acarit.

Nga informacioni i shpërndarë nga autoritetet vendore në orët e fundit nuk ka pasur reshje ndërsa termometri ka shënuar deri në -12 gradë celsius. Pjesa më e madhe e akseve rrugore  janë të kalueshme dhe policia bën apel drejtuesve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë për shkak të borës dhe të ngricave vijojnë që të jenë të izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekas.

Si pasojë e motit të acartë probleme me energjinë elektrike në disa fshatra te Kolonjes, Vithkuq dje në fshatra te Pogradecit, Devollit dhe Maliqit./abcnews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit