6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Bordi kontradiktor i RTK: Njërën anë e shkarkuan drejtorin, anën tjetër e aprovojnë projeksionin buxhetor që ai e përgatiti

- Advertisement -

Bordi i RTK-së, i cili ditë më parë e shkarkoi nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Publik, Ngadhnjim Kastratin, sot në mbledhjen e radhës ka miratuar të gjithë projeksionin buxhetor të propozuar nga i njëjti, raporton Scanner.

Në vendimin për shkarkim ku renditën disa nga arsyet e shkarkimit, në mesin e të cilave thuhej se pavaresisht numrit te madh te punetoreve, Drejtori Kastrati kishte praparë edhe angazhimin e 150 personave me sherbime.

E sot, po ky bord me aprovimin e buxhetit, ua ka vazhduar kontratat me shërbime rreth 150 të angazhuarve ne RTK, kërkese kjo e Kastratit, e cila i kushtoi me shkarkim!

Ndryshe, dje, kryetari i njërës prej sindikatave të RTK-së, kishte bere pyetje publike në rrjetet sociale:

“Tomë V. Gashi rreth 150 persona në RTK janë duke punuar pa kontrata pune për tash e tri javë.
A kanë të drejtë Bordi dhe Menaxhmenti t’ua bëjë kontratat retroaktivisht? Nëse jo, cila është mundësia që këta të paguhen për punën e tyre për shkak se është jo humane të mos shpërblehen për angazhimin që po e bëjneë ne RTK?”.

Ndërkaq, Tomë Gashi kishte thënë se kjo paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikimte dokumentit zyrtar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit