Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave përgjegjës me rastin e vdekjes së një pacienti në Klinikën e Psikatrisë.
Sipas njoftimit, mbledhja e jashtëzakonshme është mbajtur pas kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë vdekja e pacientit në Klinikën e Psikatrisë.
“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.” – thuhet në reagim.
Kujtojmë se mbrëmë një dhomë në këtë klinikë u përfshi nga zjarri ku mbeti i vdekur një person.
Reagimi i plotë:
Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë.
Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.
Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.